Mickoski nga Klinika Infektive: Nuk ka pakt me krimin dhe kriminelët

Maqedonia

Mickoski nga Klinika Infektive: Nuk ka pakt me krimin dhe kriminelët

Më: 6 mars 2021 Në ora: 19:48
Mickoski

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski nga Klinika Infektive ka reaguar në lidhje me propozimin e kryeministri Zoran Zaev për përfshirje të opozitës në Qeveri, e që sipas këtij të fundit nuk realizohet për shkak të politikave të Mickosvskit, transmeton Alsat.

“Po e shkruaj këtë nga dhoma në klinikën e sëmundjeve infektive me gjithë revoltën që e keni bërë në Maqedoni.

Ekziston një mënyrë për të shpëtuar nga unë, e ajo është që unë të mos zgjohem nesër ose pasnesër dhe ndoshta pastaj mund të jetë më e lehtë për ju të që të gjeni një bashkëbisedues të përshtatshëm. Por ju nuk do ta shihni këtë film, ju premtoj se do ta luftoj sëmundjen, do të dal nga Infektiva dhe më pas na pret shumë punë …

Dhe këta nga pushteti nëse mendojnë se ka mundësi për pakt me krimin dhe kriminelët, kjo nuk do të ndodhë. Do të mundeni, ju premtoj”, ka shkruar mes tjerash Mickoski.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat