Opozita kritikon Bujar Osmanin për diplomacinë ekonomike të Maqedonisë së Veriut

Maqedonia

Opozita kritikon Bujar Osmanin për diplomacinë ekonomike të Maqedonisë së Veriut

Më: 8 mars 2021 Në ora: 08:55
Foto ilustrim

Opozita është skeptike se Ministria e Punëve të Jashtme do ta revitalizojë me sukses diplomacinë ekonomike. Dështimi i konkursit të parë për këshilltarë ekonomik sipas opozitës, dëshmon keq-menaxhimin e këtij dikasteri dhe mungesën e një vlerësimi real të resurseve njerëzore.

“Sipas meje, sistemi i mëparshëm i promotorëve ekonomik nga Agjencia për promovim dhe tërheqje të investimeve të huaja ishte më i mirë. Në ministri nuk ka njerëz të mjaftueshëm dhe vlerësimi që e kanë bërë nuk mbanë. Kjo mund të përfundojë me kushtimisht thënë “dërgimin” e një numri të caktuar të njerëzve pjesërisht të trajnuar në ambasada, por nuk besoj se kjo do t’i realizojë qëllimet për thithje të investimeve të huaja”, pohoi Antonio Milloshoski, VMRO DPMNE.

“Kujtojmë se me vite tanimë nuk kemi ambasadorë fuqiplotë në shumë vende kyçe të botës, siç janë Franca apo Holanda dhe se diplomacia jonë është në gjendje të vdekjes klinike. Dhe kur i shton kësaj imazhin katastrofik të vendit në botë, nuk mund të presim mrekullia. Me rangimin që na bëri Transparency International këtë vit dhe kategorizimin si regjim hibrid nga The Economist, mesazhi për investitorët është më se i qartë: Maqedonia e Veriut është një destinacion që duhet shmangur”, pohoi Arben Fetahi, ASH AAA.

33 promotorët ekonomik që vendi i angazhoi nga viti 2008 deri në vitin 2017 patën një kosto prej 1.2 milion euro ndërkohë që rezultatet e punës së tyre ishin të papërfillshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat