Carovska: Gratë edukatore krijuan shtetin, gratë edukatore ndërtojnë të ardhmen

Maqedonia

Carovska: Gratë edukatore krijuan shtetin, gratë edukatore ndërtojnë të ardhmen

Më: 8 mars 2021 Në ora: 15:20
Foto nga vendi i ngjarjes

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Mila Carovska sot në takim me profesoren e pensionuar të universitetit Dr. Jelica Nikolovska e cila bisedoi për rolin e grave edukatore në ndërtimin e shtetit.

“8 Marsi na kujton të gjitha gjeneratat e grave që luftuan për shoqëri demokratike dhe për shoqëri të barabartë për të gjithë. Ne e shënojmë këtë ditë duke kujtuar gjeneratët e arsimtareve që kanë investuar pa u lodhur në arsimimin e çdo fëmije. “Angazhimi i tyre i palëkundur ndaj barazisë gjinore, solidaritetit dhe të drejtës për arsim të barabartë për të gjithë qytetarët është kujtesë, por gjithashtu edhe udhëzues për gjenerataët e tanishme,” tha Carovska.

Luftën për mundësi të barabarta e vazhdojmë edhe sot. Ndryshimet ne i bëjmë nga themeli ,theksoi Carovska. Prandaj, sfidë kryesore para nesh janë reformat në arsimin fillor, që do të thotë të investosh në brezat e ardhshëm që duhet të rriten me vlerat e barazisë gjinore, solidaritetit dhe jo-dhunës.

Profesoresha Nikollovska theksoi se për të bërë përparim në mësuesi, mësimdhënësit praktikuesit duhet të kenë vend të veçantë në hulumtime dhe në bazë të atyre njohurive të ndërtohet teoria.

Nikollovska ishte mësuese në fshat, edukatore, profesoresh në shkollën për mësuesi, në gjimnaz dhe shkollën e muzikës në Shtip, ishte profesoresh në Akademinë Pedagogjike në Shkup, Shtip dhe në Fakultetin Pedagogjik në Shkup.

Ajo ka publikuar mbi 200 njësi bibliografike. Përmes veprimtarisë së frytshme shumë vjeçare, krijimtarisë metodike – pedagogjike dhe pjesëmarrjes në shumë projekte, Nikollovska është shembull i vërtetë i një edukatoreje e cila përmes aktiviteteve të saja të vazhdueshme kontribuoi për barazi gjinore si dhe për avancimin e të drejtave të grave në Maqedoni. Ajo ka udhëhequr projekte të shumta ku janë përmbledhur rezultatet të cilat arsimi në Maqedoni dhe mësuesi ndër dekata i ka arritur, dhe janë publikuar në përmbledhje.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat