Më shumë se 95 mijë qytetarë të Maqedonisë kanë mposhtur koronavirusin

Maqedonia

Më shumë se 95 mijë qytetarë të Maqedonisë kanë mposhtur koronavirusin

Më: 8 mars 2021 Në ora: 19:58
Foto ilustrim

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, në Maqedoni ka 95.410 ish-pacientë që kanë qenë të infektuar me coronavirus.

Nëse ia shton këtij numrit edhe numrin e rasteve aktive dhe numrin e vdekjeve, në Maqedoni zyrtarisht ka 107.479 raste.

Qyteti i Shkupit mbetet të jetë qyteti më i prekur me coronavirus, ndërsa pas tij vijnë Kumanva dhe Tetova.

Për pak më shumë se një vit, në Maqedoni janë bërë 544.816 testime.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat