Nga nesër fillon ora policore në Maqedoni, do të zgjasë deri më 22 mars

Maqedonia

Nga nesër fillon ora policore në Maqedoni, do të zgjasë deri më 22 mars

Më: 9 mars 2021 Në ora: 15:05
Foto ilustrim

Qeveria në mbledhjen e sotme mori vendimin që të ketë orë policore në territorin e gjithë vendit.

Ora policore do të jetë nga ora 22:00 deri në ora 5 në mëngjes deri më 22 mars.

“Bëhet fjalë për më pak se dy javë, përkatësisht 12 ditë. Përveç kësaj, ka kufizime edhe për karantinë 14 ditore për personat që kthehen nga vendet afrikane”, tha kryeministri Zaev.

Ndryshe, kjo masë qeveritare vjen pas rekomandimit të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse dhe të Ministrisë së Shëndetësisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat