Nis aplikimi i orës policore, qytetarët: Ky është paralajmërim për ditë të këqija

Maqedonia

Nis aplikimi i orës policore, qytetarët: Ky është paralajmërim për ditë të këqija

Më: 10 mars 2021 Në ora: 15:04
Foto ilustrim

Rritja e numrit të të infektuarve nga varianti i ri i virusit korona riktheu orën policore në gjithë vendin që nga ora 22 deri në 5 të mëngjesit.

Kufizimi i lëvizjes së lirë të qytetarëve është masë e shtuar sipas rekomandimit të Komisionit për Sëmundje Infektive, të cilët vlerësuan se grupimet e pakontrolluara të qytetarëve kanë shtuar rastet me Covid-19.

Por, nga ana tjetër qytetarë thonë se kjo masë nuk do të ketë efekt, meqë objektet gastronomike punojnë deri ora 21:00.

Ata druajnë se masat do të shtohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat