Zaev: Jam i bindur se me Bullgarinë do të gjejmë zgjidhje deri në qershor

Maqedonia

Zaev: Jam i bindur se me Bullgarinë do të gjejmë zgjidhje deri në qershor

Më: 16 mars 2021 Në ora: 21:52
Zoran Zaev

Kryeministri Zoran Zaev u shpreh optimist se do të gjendet zgjidhje me Bullgarinë deri në qershor.

“Unë mbes optimist dhe i bindur se me Bullgarinë do të gjejmë zgjidhje deri në qershor këtë vit”, tha Zaev.

Sipas tij, Maqedonia e Veriut tashmë i ka përmbushur të gjitha kriteret për nisjen e bisedimeve për anëtarësim me BE-në.

Ndryshe, Maqedonia e Veriut është e bllokuar nga Bullgaria për nisjen e bisedimeve për anëtarësim për shkak të kontesteve historike dhe për gjuhën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat