Stevanoviq: Nuk ka raste me efekte anësore nga vaksina kundër COVID-19 në Maqedoni

Maqedonia

Stevanoviq: Nuk ka raste me efekte anësore nga vaksina kundër COVID-19 në Maqedoni

Më: 19 mars 2021 Në ora: 22:43
Milena Stevanoviq

Drejtoresha e Klinikës Universitare për Sëmundje Infektive, Milena Stevanoviq, në emisionin “360 Gradë” në Alsat ka folur për procesin e vaksinimit në Maqedoni.

Ajo tha se tani nuk në vendin tonë nuk kemi të regjistruar ndonjë rast me reagime më serioze, pas marrjes së vaksinës kundër Covid-19.

Stevanoviq theksoi se janë regjistruar vetëm reaksione të lehta alergjike.

“Këto janë vetëm reagime të vogla alergjike, por asgjë serioze. Deri më tani, nga sa jam e informuar, nuk kemi ndonjë efekt anësor të rëndësishëm, nga procesi i vaksinimit te asnjëri prej të vaksinuarve”, tha Stevanoviq.

Ndryshe, vaksinimi në Maqedoni ka filluar me vaksinën “Pfizer”, ndërsa para disa ditësh arriti edhe dërgesa e parë e vaksinës ruse “Sputnik V”. Për momentin në RMV vaksinohen vetëm personeli mjekësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat