Nesër në pesë të mëngjesit mbaron ora policore, mbrëmë 28 persona nuk e kanë respektuar

Maqedonia

Nesër në pesë të mëngjesit mbaron ora policore, mbrëmë 28 persona nuk e kanë respektuar

Më: 21 mars 2021 Në ora: 14:12
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme informon se prej orës 22 (20.03.2021) deri në ora 05:00 (21.03.2021) zyrtarët policorë kanë konstatuar se 28 persona nuk e kanë respektuar ndalesën për lëvizje. Për shkeljen e orës policore, për këto persona Prokuroria Publike duhet të dorëzojë padi penale, të cilat deri më tani kanë qenë në formë të gjobave në para.

Nga MPB thonë se gjatë ditënatës së kaluar në territorin e Maqedonisë së Veriut, 369 persona nuk e kanë respektuar masën e mbajtjes së maskës mbrojtëse në fytyrë.

“Ministria e Punëve të Brendshme apelon deri te qytetarët që t’i respektojnë protokollet e miratuara nga Qeveria dhe të gjithë bashkë të kontribuojmë në parandalimin e shpërndarjes së KOVID-19”, thonë nga MPB.

Përndryshe, në 5 të mëngjesit ndalon të vlejë vendimi qeveritar për orë policore. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tanimë paralajmëroi se nuk e përjashton mundësinë për vendosjen e masave restriktive shtesë nëse aktualet nuk e japin rezultatin e dëshiruar. Për atë se a do të ketë masa shtesë ose jo, Komisioni për Sëmundje Infektive, të hënën duhet të mblidhet dhe të miratojë rekomandim, për të cilin Qeveria duhet të vendosë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat