Erion Veliaj në takimin me Grubin: Diaspora me këtë veprim të tyre për tu regjistruar, përmbushin një obligim moral dhe plot dinjitet

Maqedonia

Erion Veliaj në takimin me Grubin: Diaspora me këtë veprim të tyre për tu regjistruar, përmbushin një obligim moral dhe plot dinjitet

Më: 22 mars 2021 Në ora: 15:17
Artan Grubi dhe Erion Veliaj

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive,  Artan Grubi gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri, sot ka takuar kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Grubi gjatë këtij takimi ka përgëzuar z. Veliaj për punën dhe angazhimin e tij që jep për Tiranën dhe me këtë rast i ka kërkuar Veliajt që ritmin me të cilin ai punon dhe vepron për kryeqytetin e Shqipërisë, ta kthejmë bashkë në thirrje të suksesshme për diasporën e Republikës së Maqedonisë së Veriut që t’i përgjigjet pozitivisht procesit të REGJISTRIMIT që tashmë ka nisur nga data 1 mars.

Veliaj nga ana e tij ka apeluar për regjistrimin e diasporës së RMV-së, pasi që me këtë veprim të tyre ata përmbushin një obligim moral dhe plot dinjitet.

Kryebashkiaku Veliaj gjithashtu ka shprehur konsideratë të lartë për zëvendëskryeministrin e parë, z. Artan Grubi dhe ka përshëndetur aktivitetin dhe rolin e tij në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Gjithashtu gjatë këtij takimi të dy bashkëbiseduesit, zëvendëskryeministri i parë Grubi dhe kryebashkiaku i Tiranës Veliaj kanë përshëndetur përkushtimin e deritanishëm të diasporës së Maqedonisë së Veriut pasi që për më pak se një muaj pozitivisht ftesës për Regjistrim i janë përgjigjur më tepër se 100.000 banorë.

Grubi dhe Veliaj kanë biseduar edhe rreth bashkëpunimit dypalësh midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë, me ç’rast të dy janë pajtuar se marrëdhëniet mes dy shteteve janë të shkëlqyera dhe se të tilla do të mbeten çdoherë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat