Boçvarski: Regjistrimi ka rol të rëndësishëm në planifikimin dhe zhvillimin e shtetit

Maqedonia

Boçvarski: Regjistrimi ka rol të rëndësishëm në planifikimin dhe zhvillimin e shtetit

Më: 24 mars 2021 Në ora: 15:48
Bllagoj Boçvarski

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski nga Resnja u bëri thirrje qytetarëve që të regjistrohen, pasi që regjistrimi është operacion i rëndësishëm statistikor për urbanizimin dhe planifikimin e ardhshëm në të gjitha rajonet dhe në të gjithë shtetin.

“Çështja e regjistrimit është shumë i rëndësishme për shkak të urbanizimit dhe planifikimit të ardhshëm në të gjitha rajonet dhe në të gjithë shtetin.

Të dhënat demografike, karakteristikat dhe parametrat japin një rol të rëndësishëm në planifikimin e zhvillimit të ardhshëm të shtetit dhe qyteteve, infrastrukturën, qarkullimin e automjeteve.

Si dhe zhvillimin e planeve të përgjithshme dhe të hollësishme urbane”, tha Boçvarski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat