Regjistrimi i Popullsisë/ Llalla:Mospjesëmarrja e opozitës shqiptare në takim ,gabim trashanik

Maqedonia

Regjistrimi i Popullsisë/ Llalla:Mospjesëmarrja e opozitës shqiptare në takim ,gabim trashanik

Më: 29 mars 2021 Në ora: 14:49
Arben Llalla

Në Klubin e Deputetëve në Shkup pritej sot një takim mes sekretarëve të partive politike shqiptare në Republikën e Maqedonisë së Veriut,BDI-së, BESË-së, PDSH-së, ASH-së dhe AA-së por që më pas i njëjti u anulua dhe që kishte të bënte me procesin e regjistrimit të popullësisë.
Bashkimi Demokratik për Integrim më pas njoftoi , se është anuluar takimi mes tyre dhe dy partive të koalicionit opozitar shqiptar, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativës.

Siç thuhet në kumtesën e BDI-së, anulimi vjen ngaqë partitë opozitare nuk kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në takimin e thirrur për ditën e sotme nga BDI-ja.

Takimi duhej të mbahej në nivel të sekretarëve të partive dhe temë diskutimi kishte procesin e regjistrimit.
Me këtë rast analistët dhe njohësit e rrethanave politike në vend , kanë shprehur qëndrimet e tyre rreth kësaj cështjeje.

Analisti politik Arben Llalla në një deklaratë për TetovaSot e quajti një gabim trashanik refuzimin apo mospjesëmarrjen e opozitës shqiptare në takimin për regjistrimin e popullsisë. Lalla tha se pjesmarja e opozitës shqiptare do tregonte seriozitetin e politikanëve tanë. “Do hapej një derë bashkëpunimi midis partive shqiptare pozitë dhe opozitë për çështjet serioze. Më vjen keq që politikanët shqiptarë vazhdojnë mëritë personale ti reflektojnë tek problemet tona kolektive” deklaroi analisti Llalla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat