SASHK Maqedoni: Përparësi për vaksinë duhet të kenë punonjëset në çerdhe në punëtorët në arsim dhe kulturë

Maqedonia

SASHK Maqedoni: Përparësi për vaksinë duhet të kenë punonjëset në çerdhe në punëtorët në arsim dhe kulturë

Më: 29 mars 2021 Në ora: 16:12
Foto ilustrim

Sindikata e Pavarur për Arsim, Shkencës dhe Kulturë (SASHK) kërkon që punonjësit në çerdhe, shkolla dhe kulturë të jenë në listën e personave që kanë përparësi të vaksinohen.

SASHK kërkesën e ka dërguar në Ministrinë për Punë dhe Politikë Sociale.

“SASHK vlerëson se punëtorët e këtyre profesioneve të cilët janë të sëmurë kronikë dhe me moshë, si dhe punonjësit që janë me prani fizike në vendet e punës dhe janë vazhdimisht me kontakt me njerëz, për shkak të shëndetit personal dhe parandalimit nga përhapja e virusit, duhet të jenë në grupin që kanë përparësi për vaksinimit, posaçërisht për profesionin që ata e punojnë”, njoftojnë nga SASHK.

Ata shtojnë se me këtë do të ulet rreziku nga infektimi dhe institucionet do të punonin pandalë dhe pa pasur probleme më serioze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat