Apasiev pas shtyrjes të regjistrimit: Duhet të ndryshohet edhe metodologjia e regjistrimit

Maqedonia

Apasiev pas shtyrjes të regjistrimit: Duhet të ndryshohet edhe metodologjia e regjistrimit

Më: 29 mars 2021 Në ora: 17:28
Dimitar Apasiev

Kryetari dhe deputeti i partisë “E majta”, Dimitar Apasiev në “Facebook” ka reaguar shtyrjen e regjistrimit të popullsisë për në shtator.

“Pas raundit të parë të fituar, trysnia publike duhet të vazhdojë që të ndryshohet edhe metodologjia e regjistrimit me sjelljen e një ligji të ri me konsensus politik”, shkruan Apasiev.

Ndryshe, partia e “E majta” para disa ditëve nisi fushatën “Nuk e hap derën” dhe ishte kundër regjistrimit të popullsisë në kohe pandemie.

Më herët vet Apasiev deklaroi se asnjë shtet në botë nuk regjistron mërgimtarët dhe se regjistrimi ishte për heqjen e maqedonasve si popull konstituiv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat