Gjobiten 191 shoferë në Shkup, 42 për tejkalim shpejtësie

Maqedonia

Gjobiten 191 shoferë në Shkup, 42 për tejkalim shpejtësie

Më: 2 prill 2021 Në ora: 10:18
Ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme vazhdoi me aksionet e përforcuara në komunikacion.

“Në gjithë territorin e Shkupit janë shqiptuar gjithsej 191 masa, prej të cilave 42 janë për tejkalim shpejtësie, 11 për vozitje pa leje, 4 për shofer fillimtar”, sqarojnë nga policia.

Ata po ashtu thonë se 10 dënime janë dhënë për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 5 për kalim në të kuqe, tre për mospërdorim të rripit të sigurisë dhe 68 për parkim jo të rregullt.

Aksionet të këtilla do të ketë edhe gjatë ditëve të ardhshme.

“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat