Aksion i madh brenda MPB-së, arrestohen disa policë për falsifikim të dokumenteve

Maqedonia

Aksion i madh brenda MPB-së, arrestohen disa policë për falsifikim të dokumenteve

Më: 6 prill 2021 Në ora: 13:53
Foto ilustrim

Janë arrestuar dhjetëra zyrtarë policorë, nën dyshimet se kanë falsifikuar pasaporta dhe dokumente tjera personale.

Siç raportojnë disa mediume, hetimet janë zhvilluar brenda një viti dhe janë mbledhur dëshmi, të cilat konfirmojnë se policët kanë kryer vepra penale.

Aksioni zbatohet në koordinim me Zyrën për hetime të Ambasadës Amerikane dhe Interpol-in.

Nga MPB thonë se aksioni është në rrjedhë, ndërsa me detaje do të dalin pasi të përfundojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat