Alergjikët nga penicilina nuk janë të rrezikuar nga vaksina antiCOVID

Maqedonia

Alergjikët nga penicilina nuk janë të rrezikuar nga vaksina antiCOVID

Më: 9 prill 2021 Në ora: 16:05
Foto ilustrim

Jo të gjithë pacientët që janë alergjik në penecilinë janë lënë pa vaksinuar me kurën anti-kovid. Sipas mjekëve që po marrin pjesë në procesin e imunizimit, gjatë anamnezës së pacientëve janë shtyrë për të mos marrë vaksinën Sputnik V ata të cilët kanë reaksione të rrezikshme për jetën nga penicilina. Kjo paciente pret radhën por nuk ka dyshime të vaksinohet pranon se është alergjike në këtë antibiotik.

  Po e pyeta mjekun, më tha se nuk do të ketë asnjë efekt anësor kjo vaksinë ndaj meje. Jo, tani do të vaksinohen”

Njëri nga mjekët e përgjithshëm kujdestar në punktin kryesor të vaksinimit në Arenën A1 tha se deri tani kanë hasur në 15 raste të pacientëve alergjik në penicilinë, por asnjëri s’ka pasur efekte anësore. Ai thotë se atyre që u prolongohet vaksinimi, termini iu bëhet për vaksinat që vijnë nga Pfizer.

Varësisht se si e kanë kaluar atë reaksion alergjik, prej asaj varet a e pranojnë apo jo vaksinën që duhet. Nëse kanë pasur vetëm skuqje të trupit apo skuqje të syve, dmth reaksione të lehta alergjike atëherë nuk është kundër indikacion për ta pranuar vaksinën. Ata që kanë pasur simptome të lehta gjatë alergjisë e pranojnë pa problem këtë vaksinë dhe asnjëri deri më tani që kanë qenë alergjik në penicilinë nuk kanë pasur efekte anësore- deklari Harkan Mehmedi, Mjek.

Sipas udhëzuesve të vaksinave Sputnik V dhe Astra&Zeneca, me të njëjtat nuk rekomandohet të injektohet gratë shtatzëna dhe nënat gjidhënëse për foshnjat deri në 1 vjet.

Nga Kryqi i Kuq thonë se janë këtu për mbështetje teknike të personelit mjekësor, përveç mbajtjes së rendit, asistojnë në procesin e imunizimit edhe në rastet kur dikush ka nevojë për ndihmë të shpejtë.

 Direkt tek mjeku përgjegjës ku kemi staf të përkryer, por falë Zotit deri më tani nuk kemi pasur. Nëse kemi një rast të tillë, kemi dy punkte të ndihmës së parë, njëri këtu në fund dhe tjetri atje në fillim, por ende nuk kanë përdorur dhe shpresojmë që mos të kemi nevojë t’i vëmë në funksion- Ardit Qaili, Anëtar i Kryqit të Kuq – Maqedoni

 Autoritet shëndetësore kanë paralajmëruar se deri në fund të këtij muaji pritet të arrijnë edhe 30 mijë vaksina.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat