Bekim Memeti sot e dridh Malësinë e Sharrit, nis asfaltimi në Shipkovicë, Brodec, Veshallë, Bozofcë

Maqedonia

Bekim Memeti sot e dridh Malësinë e Sharrit, nis asfaltimi në Shipkovicë, Brodec, Veshallë, Bozofcë

Më: 12 prill 2021 Në ora: 10:04
Bekim Memeti

Drejtori i NP “Rrugët e Maqedonisë” Bekim  Memeti konfirmoi se sot nis një tjetër aksion për asfaltimin e rrugëve  në një nga zonat më të rëndësishme ,atë të Malësisë së Sharrit që i dha kaq shumë konfliktit të armatosur në vitin 2001.

Në këtë investim infrastrukturorë të rëndësishëm për atë zonë ,do të përfshihen fshatërat Shipkovicë,Brodec, Veshallë, Brodec.

Memeti u shpreh se kjo është një detyrim për institucionin që e drejton për të realizuar programin  e tij duke asfaltuar në çdo qytet – fshat shqiptar.

Të përkujtojmë se drejtori Memeti ,arriti të punësojë për herë të parë një numër të madhë shqiptarësh nga Prilepi, Manastiri, Dollneni ku edhe bashkoi komunën e Dollnenit me Shkupin me rrugë të reja.

Drejtori Memeti nuk la asnjë komunë shqiptare pa asfaltuar, pavarësisht cila parti udhëhiqte me komunën. Memeti ka asflatuar në komunën e Gostivarit, Vrapçishtit Bogovinës dhe Zhelinës komuna që udhëhiqen nga kuadër të ASH-së dhe BESËS.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat