Çmimet në shitoret e Maqedonisë rriten, Inspektoriati thotë se nuk ka kompetencë për t’i kontrolluar

Maqedonia

Çmimet në shitoret e Maqedonisë rriten, Inspektoriati thotë se nuk ka kompetencë për t’i kontrolluar

Më: 15 prill 2021 Në ora: 21:53
Ilustrim

Qytetarët janë dëshmitarë të rritjes së çmimeve të një pjesë të madhe të prodhimeve që po i blejnë në shtiore e që kryesisht janë ushqim dhe higjienë.

Në pyetje të gazetarëve rreth rritjes së çmimeve, drejtori i Inspektoriatit të Tregut, Stojko Paunovski tha se nuk kanë kompetenca t’i kontrollojnë çmimet.

“Inspektorati Shtetërore i Tregut bën kontroll të çmimeve, por vetëm të atyre që janë marrë në nivel shtetëror, si çmime të mbrojtura ose të kufizuara. Për fat të keq, tregtia me pakicë për pjesën më të madhe të prodhimeve janë rritur gjatë kësaj periudhe dhe ne nuk kemi kompetencë për t’i kontrolluar”, tha Paunovski.

Ai shton se shteti ka vendosur ekonominë e tregut dhe se kjo shkon sipas kërkesës dhe ofertës, ndërsa në çmim përfshihen shpenzimet për transport si dhe marzhën, përkatësisht fitimi i ndërmarrjeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat