Gjobiten 136 vozitës në Shkup, 46 për tejkalim të shpejtësisë

Maqedonia

Gjobiten 136 vozitës në Shkup, 46 për tejkalim të shpejtësisë

Më: 16 prill 2021 Në ora: 12:37
Ilustrim

Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditës së djeshme (15.04.2021) në territorin e Shkupit ka regjistruar gjithsejtë 136 shkelje në trafik.

Nga MPB thonë se prej gjobave të shqiptuara 46 kanë qenë për tejkalim të shpejtësisë.

 3 për vetura të paregjistruara dhe teknikisht të parregullta.

“Janë shqiptuar edhe 10 gjoba për përdorim të celularit gjatë vozitjes, katër për kalim në të kuqe në semaforë, 3 për mosvënien e rripit të sigurisë dhe 41 për parkim të parregullt”, thonë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat