Selami: Menaxhimi me krizën ekonomike-shëndetësore e shkaktuar nga Covid 19, mbetet prioritet

Maqedonia

Selami: Menaxhimi me krizën ekonomike-shëndetësore e shkaktuar nga Covid 19, mbetet prioritet

Më: 16 prill 2021 Në ora: 22:21
Foto nga vendi i ngjarjes

Udhëhqësit e DAP-it ,drejtoresha Sanja Llukarevska dhe dhe Zv/ drejtori Abul-Selam Selami në hapsirat e këtij institucioni zhilluan sot takim pune me Zv/ kryemimistrin për Çështje Ekonomike të Qeverisë së RMV Fatmir Bytyqi.

Në fokus të takimit ishte situata ekonomike në të cilën ndodhet vendi nga Pandemia Kovid 19, realizimin e katër pakove të masave ekonomike dhe efektet e tyre si dhe për statusin e masave të pakos së pestë.

Gjithashtu gjatë takimit u diskutua edhe për digjitalizimin e DAP, si një ndër mekanizmat dhe sistemet më të qëlluar në aspektin e kontrolleve, që gjithsesi do të luajë rol të rëndësishëm në luftën kundër ekonomisë gri.

Te gjithë pjesëmarrësit në takimin e sotëm konstatuan se ende mbetet prioritet situata dhe menaxhimi me krizën ekonomike-shëndetësore, për të mundur të sigurojmë më tej zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat