Mjeku tetovar Kujtim Xhelili, pjesë e ekipit që realizoi transplantin e zemrës

Maqedonia

Mjeku tetovar Kujtim Xhelili, pjesë e ekipit që realizoi transplantin e zemrës

Më: 18 prill 2021 Në ora: 11:35
Foto ilustrim

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka njoftuar se sot në orët e hershme të mëngjesit është kryer transplantimi i dytë i zemrës.

“Në ora 3 e 33 minuta të mëngjesit, tek mashkulli 27-vjeçar rrahu zemra, e re e donuar! Ky është transplantimi i dytë i zemrës në historinë e shtetit, në Klinikën e Kardiokirugjisë”, tha Filipçe.

Ka uruar kolegët dhe ka falënderuar tërë ekipin, të cilët, “tërë natën punuan pa u lodhur”.
“Ky është një sukses i madh i shëndetësisë së Maqedonisë, i cili nuk do të ishte i mundur pa pajtimin për donimin e organit nga familja e pacientes së re e cila shumë herët e humbi jetë. Jam krenar me kolegët e mi!”, shkroi Filipçe në Facebook.

Pjesë e ekipit të kardiokirurgëve që si herën e parë në fund të muajit maj 2020 edhe kësaj here kryen këtë transplantim që rezultoi me sukses, duke kthyer në jetë djaloshin 27 vjeçar ishte edhe mjeku nga fshati Përshefcë-Tetovë doktor Kujtim Xhelili.

Kujtimi është një ndër emrat e më të njohur në kardiokirurgi në vendit tonë që me punën dhe përkushtimin e tyre, kanë bërë që, kardiologjia të merr hovin, dhe me këtë t`iu japin një siguri më të madhe dhe më të fortë gjithë atyre që vuajnë nga këto sëmundje.

Kardiokirurgi Kujtim Xhelili, edhe pse i ri në moshë, megjithatë ia arriti që për herë të dytë të bëhet pjesë e kësaj historie të bukur në Maqedoni.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat