Pas skandaleve të shumta me librat shkollorë, Ministria e Arsimit jep zotimin e saj…

Maqedonia

Pas skandaleve të shumta me librat shkollorë, Ministria e Arsimit jep zotimin e saj…

Më: 18 prill 2021 Në ora: 13:36
Ilustrim

Reagimet e opinionit se në shkolla po zbatohen tekste pavlerë të cilat kanë përmbajtje të vjetëruar dhe të papërshtatshme, shumë gabime teknike dhe gramatikore, palogjikshmëritë dhe diskriminimi, i mbesin të kaluarës. Nga viti i ardhshëm shkollor fillon zëvendësimi hap pas hapi i materialeve për mësim nga të cilat arsimohen nxënësit tanë. Pas miratimit të Konceptit të ri për arsim fillor dhe përpilim të programeve të reja arsimore, vendoset edhe didaktika bashkëkohore me të cilin dukshëm do të përmirësohet cilësia e procesit edukues – arsimor dhe mësimi, thekson sot Ministria e Arsimit dhe Shkencës përmes një kumtese.

Në propozim të MASH-it, shtohet në kumtesë, Qeveria miratoi plotësisht Ligj të ri për tekstet shkollore dhe materialeve të tjera mësimore dhe didaktike me të të cilën ndryshohet mënyra e përpunimit dhe miratimit të materialeve për mësim, eliminohen gabimet nga të gjitha aspektet, ndërsa njëherësh është vendosur edhe në digjitalizim, gjegjësisht në sigurimin e formave të tjera të qasjes, krahas versionit në letër të nxënësve.

Ligji është pjesë e planit për reformë të plotë të sistemit arsimor kombëtar. I përpiluar në pajtim me prioritetet në Strategjinë për arsim 2018-2025 dhe në bazë të plotësisht Konceptit të ri për materiale mësimore dhe didaktike, ku janë përmbajtur përvojat dhe praktikat më të mira nga disa vende evropiane të cilat e kanë tejkaluar sistemin e përdorimit klasik të teksteve shkollore.

Prej atje thonë se digjitalizimi i teksteve shkollore lejon që ato të rishikohen çdo vit para fillimit të vitit shkollor, që të mos ketë të dhëna dhe përmbajtje të vjetëruara të cilat nuk korrespondojnë në realitetin dhe shtojnë se është një ndryshim kryesor dhe përfitim me të cilin sigurohen mjete didaktike bashkëkohore të cilat përshtaten në ndryshimet dhe trendet e shpejta shoqërore.

Ligji parashikon për çdo lëndë mësimore, në vend vetëm një, të zbatohen më së shumti deri në tre libra. MASH-i thotë se punohet për një praktikë të njohur botërore të resurseve të hapura arsimore, përmes të cilit sigurohet autonomi e mësimdhënësve në zgjedhjen e literaturës, sepse ata vet në nivel të kolektivit shkollor të marrin vendim cili nga tekstet e miratuara shkollore për çdo lëndë do të përdoret në mësim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat