Xhaferi: Komisioni për Sëmundje Ngjitëse ka lejuar që deputetët e infektuar të marrin pjesë në seancë

Maqedonia

Xhaferi: Komisioni për Sëmundje Ngjitëse ka lejuar që deputetët e infektuar të marrin pjesë në seancë

Më: 18 prill 2021 Në ora: 14:55
Talat Xhaferi

Kryeparlamentari Talat Xhaferi ka njoftuar, se pjesëmarrja e deputetëve të infektuar në seancë plenare, është me leje parprake të Komsionit për Sëmundje Ngjitëse.

Siç bëri të ditur, ai ka kërkuar qysh në nëntor të 2020-s që të plotësohet protokolli dhe të mundësohet pjesëmarrje e deputetëve të infektuar në seancë, pas çfarë Komisioni ka sjellë vendim që kjo të mundësohet nën kushte të veçanta.

Të veshur në skafanderë, të izoluar në kabina dhe pa asnjë kontakt, kështu ata janë duke votuar për ligjet.

“Duke e pasur parasysh, se sipas supozimit tim, gjendja me Covid-19 do të përkeqësohet, në koordinim të parë kam kërkuar që të jeni të kuptueshëm, dhe kërkova që të ndryshohet rregullorja, që kolegët e tyre të mund të realizojnë detyrimin e tyre dhe kërkova që të mundësohet votim online dhe në atë formë të marrin pjesë në seancë. Ju (Apasiev) dorëzuat 3 mijë amendamente që ta pengoni atë. Më 17 nëntor të 2020-s, parashtrova kërkesë për të plotësuar protokollin për funksionim të Kuvendit në kushte të pandemisë. Më 19 kam marrë vendim nga Komisioni për sëmundje ngjitëse, me plotësim të protokollit, nën kushte të caktuara, deputetët të mund të kryejnë funksionin e tyre edhe në kushte të tilla. Ata janë të izoluar secili veçmas në kabina, dhe u mundësohet që të hyjnë dhe dalin nga Kuvendi duke mos pasur asnjë kontakt me askënd”, sqaroi Xhaferi,.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat