Mariçiq kritikon opozitën: Vetëm te ne nuk mund të zbatohet votimi online

Maqedonia

Mariçiq kritikon opozitën: Vetëm te ne nuk mund të zbatohet votimi online

Më: 18 prill 2021 Në ora: 16:50
Kuvendi i Maqedonisë

Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq ka dërguar kritika deri te opozita, pasi siç thotë, pengojnë ndryshimin e Rregullores së punës së Kuvendit për votim online në seanca plenare.

“Në të gjithë parlamentet e civilizuara në Evropë dhe në rajonin tonë, tashmë punohet në seanca online në forma të ndryshme. Parlamenti Evropian me 800 deputetë është digjitalizuar në tërësi me seanca online të komiteteve, në plenum dhe me votim online. Atë e kanë bërë të gjithë, sepse është nevojë dhe qasje njerëzore në kushte të pandemisë afatgjate e cila i ka prekur të gjithë.

Vetëm te ne, Rregullorja e Kuvendit nuk mund të ndryshohet që të mundësohet pjesëmarrje online e deputetëve të infektuar për shkak të strategjisë politike destruktive të gjithë opozitës”, shkroi mes të tjerash Mariçiq në “Facebook”.

Ndërkaq, se ka pasur përpjekje për të ndryshuar Rregulloren e Kuvendit për votim online, në seancë plenare njoftoi edhe kryeparlamentari Talat Xhaferi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat