Xhaferi sqaron pse nuk mundet që të jetë në rend dite interpelanca e ASH-AAA ndaj Spasovskit

Maqedonia

Xhaferi sqaron pse nuk mundet që të jetë në rend dite interpelanca e ASH-AAA ndaj Spasovskit

Më: 21 prill 2021 Në ora: 21:16
Talat Xhaferi

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi sonte në emisionin 10 Minuta, sqaroi se pse nuk mundet që të jetë në rend dite interpelanca e ASH-AAA ndaj ministrit të Brendshëm Oliver Spasovski.

Xhaferi tregoi se interpelanca për Spasovskin është pika e fundit e rendit të ditës, por shtoi se nuk do të jetë e fundit në ditën e parë kur miratohet rendi i ditë, pasi që ka afat kohor.

Ai mes tjerash theksoi se për interpelancën Kuvendi duhet të siguroj një ditë pune.  

“Çështja e pyetjes së interpelancës të ministrit të Brendshëm, Oliver Spasovski, gjendet në seancën e sotme të 39-të. Formalisht ajo është si pika e fundit në rend dite, por nuk do të thotë që do të jetë e fundit për faktin që në ditën e parë kur miratohet rendi i ditës dhe kur fillon seanca për të miratuar rendin e ditës. Rregullorja thotë për interpelancën Kuvendi duhet të siguroj një ditë pune. Nga fillimi i punës së Parlamentit deri në ora 00:00 dhe me atë duhet të përmbyllet”, u shpreh Talat Xhaferi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat