Si i demaskoi Bujar Osmani qarqet proruse në vend, me një lëvizje të shkathët diplomatike?

Maqedonia

Si i demaskoi Bujar Osmani qarqet proruse në vend, me një lëvizje të shkathët diplomatike?

Më: 22 prill 2021 Në ora: 23:09
Bujar Osmani

Vendosja e kryediplomatit të Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani përkrah SHBA-së në aktivitetet për zvogëlimin e ndikimit agresiv rus, ka irrituar individë dhe organizata të ndryshme brenda dhe jashtë Maqedonisë së Veriut që janë të afërta me qarqet ruse.

“Manifesti maqedonas” është organizata e radhës që ka reaguar. Aktin e Ministrit Osmani të njëjtit e kanë cilësuar si gaf. Ata janë decid se kryediplomati Osmani po bën ekzibicione politike.

“Ministri i Maqedonisë vendoset plotësisht në anën e Amerikën me deklaratën e tij manipulative”, shkruan në reagimin e “manifestit maqedonas”.

Kujtojmë deklaratën e shefit të diplomacisë së Maqedonisë së Veriut.

“Maqedonia e Veriut plotësisht mbështetë dhe solidarizohet me masat e SHBA-së, si përgjigje ndaj aktiviteteve destabilizuese të Rusisë kundër Amerikës dhe aleatët tanë. Përmirësimi i sigurisë sonë kolektive është prioritet i yni”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat