Hoxha: Opozita të japë llogari për keqmenaxhimin, zero tolerancë për krimin dhe korrupsionin

Maqedonia

Hoxha: Opozita të japë llogari për keqmenaxhimin, zero tolerancë për krimin dhe korrupsionin

Më: 22 prill 2021 Në ora: 23:33
Arjanit Hoxha

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Arjanit Hoxha, ka reaguar në lidhje me raportin e Entit Shtetëror për Revizion për menaxhimin e Ministrisë së Kulturës gjatë vitit 2019 kur kjo ministri udhëhiqej nga opozita shqiptare.

Hoxha thekson se për këtë keqmenaxhim të institucionit duhet të jepet llogari.

Reagimi i plotë i Hoxhës:

?Raporti i Entit Shtetëror për Revizion për menaxhimin e Ministrisë të Kulturës gjatë vitit 2019 nuk duhet të kalojë në heshtje, përkundrazi duhet të bëhet presion publik ndaj opozitës (që ka udhëhequr me këtë dikaster në vitin 2019), që të japin llogari për (keq)menaxhimin e institucionit.
?Ata nuk kanë të drejtë morale të kërkojnë përgjegjësi nga asnjë funksionar qeveritar deri sa nuk japin llogari për të gjitha shkeljet e notuara nga Enti Shtetëror për Revizion.
?Zero tolerancë për krimin dhe korrupsionin. ⚖️Ashtu si vlen për funksionerët aktual të vlejë edhe për ata që sot janë në opozitë!/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat