Disa rrugë të Strugës do bëhen parkingje me pagesë, ora pritet të kushtojë 40 den

Maqedonia

Disa rrugë të Strugës do bëhen parkingje me pagesë, ora pritet të kushtojë 40 den

Më: 9 maj 2021 Në ora: 14:33
Struga

Një pjesë e mirë e rrugëve të Strugës do të bëhen vend parkime, nga fillimi i kësaj vere. Autoritetet lokale dhe ndërmarrja publike komunale Eko Struga, planifikojnë ta ndajnë qytetin në zonën e parë dhe në të ashtuquajturën ekstra-zonë.

OBRM-PDUKM, beson se ky vendim është në kundërshtim me Ligjin për Planifikim Urban, si dhe planet urbanistike të komunës së Strugës do t’i ankimojnë para Gjykatës Kushtetuese. Opozita pretendon gjithashtu se paratë që do të mblidhen nga arkëtimi, nuk do të investohen në projekte të infrastrukturës siç janë garazhet shumëkatëshe.

“Paratë do të investohen në 38 punësime të reja në këtë ndërmarrje publike, të cilët qytetarët e Strugës në vit do tu kushtojnë 80.000 euro. Dhe kjo në kohë kur kjo Ndërmarrje Publike në tremujorin e parë të vitit 2021, ka raportuar humbje prej rreth 200,000 denarë”, tha Alen Dereban, OBRM-PDUKM- Strugë.

Nga Ndërmarrja Eko Struga, thonë se zbatimi i parkimit zonal, është me qëllim që të zvogëlohet rrëmuja në trafik.

“Kjo nuk ka të bëjë me 30 punësime të reja, por për një procedurë ligjore, që si një ndërmarrje e sapo themeluar jemi të detyruar të paraqesim një plan punësimi në Ministrinë e Shoqërisë së Informacionit”, thonë nga NP Eko Struga.

Nga ana tjetër, struganët, thonë se në kohë krize atyre nuk u duhet edhe një shpenzim tjetër.

“… Nëse ai është nga Shkupi, le ta parkojë me pagesë, por unë nuk mund të parkohem për 10 minuta, të mbaroj ndonjë punë.”

Parashikohet që në zonën e posaçme, ora e parë të tarifohet 40 denarë, ndërsa në zonën e parë do të jetë 30 denarë. Këto çmime do të vlejnë deri më 30 shtator

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat