Bien ndjeshëm rastet në Maqedoninë e Veriut, por shënohen 19 viktima nga COVID-19

Maqedonia

Bien ndjeshëm rastet në Maqedoninë e Veriut, por shënohen 19 viktima nga COVID-19

Më: 17 maj 2021 Në ora: 14:51
Foto Ilustrim

Maqedonia e Veriut ka shënuar një rënie drastike të rasteve të reja nga COVID-19. 27 të infektuar ka patur këtë të hënë nga 1 mijë e 314 testë të kryera.

19 prej rasteve ishin në Shkup, teksa shumica e qyteteve maqedonase rezultojnë të pastra.

Nga ana tjetër shqetësues është fakti se në po 24 orët e fundit ka pasur 19 viktima nga COVID-19, ku 7 ishin vetëm në Shkup dhe 3 në Tetovë.

Edhe Maqedonia e Veriut si shumica e vendeve të rajonit po ndërmerr masa për të lehtësuar kufizimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat