Maqedonia e veriut mbështet rrugën evropiane dhe anëtarësimin e Kosovës në NATO

Maqedonia

Maqedonia e veriut mbështet rrugën evropiane dhe anëtarësimin e Kosovës në NATO

Nga: F.B Më: 18 maj 2021 Në ora: 09:03
Ushtria maqeone

Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski ka deklaruar dje në takimin me presidenten e Kosovës Vjosa osmani në takimin e liderëve në Brdo-Brionne se vendi i tij do të shtojë numrin e ushtarëve të KFOR-it në misionin paqeruajtës në Kosovë, shkruan “Politika”, transmeton “Bota sot”.

Pendarovski përveç konfirmimit të rritjes së numrit të pjesëtarëve maqedon të ushtrisë, theksoi se mbështet edhe liberalizimin dhe rrugën evropiane të anëtarësimit të Kosovës në NATO.

Takimi mes presidentes Vjosa Osmani dhe presidentin maqedon Pendarovski është mbajtur në margjina të takimit të liderëve në Slloveni, ku është diskutuar edhe rreth situatës aktuale, bashkëpunimit dhe mbështetjes së ndërsjellë në rrugën e integrimit evropian.

Gjatë takimit presidentët kanë konfirmuar edhe mbajtjen së shpejti të mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, e cila është planifikuar kohë më parë.

Përndryshe përkundër mos hyrjes si konkluzion të qëndrimit për mos ndryshimin e kufijve në regjion,  gjë që është mbështetur fuqishëm nga Kosova dhe Maqedonia, presidentët kanë potencuar nevojën për paqe edhe siguri në regjion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat