LSM-ja kërkon punë në kohë të caktuar vetëm deri një vit dhe pushim të lindjes prej 12 muajve

Maqedonia

LSM-ja kërkon punë në kohë të caktuar vetëm deri një vit dhe pushim të lindjes prej 12 muajve

Më: 3 qershor 2021 Në ora: 20:32
Foto ilustrim

Kontratat e punës në kohë të caktuar të mos zgjasin më gjatë se një vit, pushimi i lindje të zgjatë së paku 12 muaj, Kovid-19 të trajtohet si sëmundje profesionale dhe të paguhet paga e plotë, si dhe anulimi i nenit nga ligji që mundëson punëdhënësi të angazhojë punëtor të punojë jashtë orarit të punës tre muaj, e të mos i paguajë për këtë, janë vijat e kuqe nga të cilat nuk do të heqin dorë nga LSM-ja gjatë miratimit të Ligjit të ri për marrëdhënie të punës.

Kryetari i LSM-së, Darko Dimovski, në konferencën për media pas takimit me ministren Shahpaska, tha se në takimin e punës kanë biseduar për çështjet kontestuese për të cilat me punëdhënësit nuk kanë arritur të arrijnë marrëveshje, por se ata gëzojnë mbështetjen e MPPS-së.

“Kërkojmë që kontratat e punës në kohë të pacaktuar të mos zgjasin më shumë se një vit meqë mbi këtë bazë gjatë pandemisë së Kovidit humbën thuajse 70 për qind të vendeve të punës, e me këtë lamë një numër të madh të punëtorëve pa ekzistencë themelore. Pas skadimit të një viti kërkojmë që Agjencia për punësim me automatizëm ta transformojë marrëdhënien nga kohë të pacaktuar në të caktuar”, tha Dimovski.

Ai shprehet se do të angazhohen që Kovid-19 të trajtohet si sëmundje profesional, po edhe në ndërmarrjet private ata që do të shkojnë në izolim ose vetizolim të marrin 100 për qind të pagës, e jo 70 sikur të jenë në pushim mjekësor.

“Në Ligjin fundamental për marrëdhënie të punës kërkojmë edhe të përjashtohet neni 117, paragrafi 2, i cili mundëson që punëdhënësi të angazhojë punëtor tre muaj, jashtë orarit të punës, ndërsa gjatë kësaj periudhe të mos i paguhet. E dimë se aty qëndron se punëdhënësi mundet gjatë vëllimit të rritur të punës të angazhojë punëtorë, ndaj të gjithë e bëjnë këtë, veçanërisht në sektorin privat dhe konsideroj se kjo është nen jokorrekt i ligjit dhe kërkojmë anulimin e tij”, shprehet Dimovski.

Ai tha se me ministren janë harmonizuar tërësisht lidhur me çështjen e së dielës ditë jo pune. Mëditja e rritur për 100 për qind nga ajo themelore dhe do të marrin ditë të lirë. Punëtorët tjerë nga veprimtaritë në të cilat për shkak të specifikës ose domosdoshmërisë së funksionimit të shtetit do t’u lejohet të punojnë të dielën do të marrin mëditje të rritur për së paku 50 për qind dhe ditë të lirë, por, ajo mund të jetë edhe më e lartë nëse kjo përcaktohet me kontratën kolektive ose ndonjë ligj tjetëpr përveç Ligjit për marrëdhënie pune. Është kontraktuar që të punohet vetëm një ndërrim nga ora 10 deri në orën 18.

Në takimin është kontraktuar edhe me kontratën kolektive punëtorët shëndetësor të mund të shfrytëzojnë pushim vjetor deri 36 ditë.“Me MPPS-në jemi në linjë të njëjtë, duhet të ulemi me punëdhënësit dhe në bazë të këtyre fakteve të themi se kjo është e domosdoshme në mënyrë që të funksionojë kjo shoqëri meqë e dimë se në kohë të Kovid-19 punëtorët i humbën vendet e punës dhe duan ta braktisin shtetin. Ne vetëm përmes ligjit fundamental për marrëdhënie të punës dhe kontrat kolektive mund t’i mbrojmë”, tha ai dhe shtoi se shpreson që ligji të miratohet madje gjatë këtij viti.

Takimi i sotëm, theksoi Dimovski, ishte i karakterit strategjik, duke shtuar se janë në linjë të njëjtë me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, dhe se me miratimin e ligjit të ri për marrëdhënie pune do të kthehen shumë të drejta të punëtorëve që janë humbur në vitet e kaluara.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska shprehet se nga dita e parë e mandatit të saj ka përcaktim tëp qartë për të biseduar hapur për të gjitha çështjet që janë në interes të punëtorëve.

“Zgjidhjet ligjore duhet të sigurojnë respektimin e të drejtave të njeriut, për shkak se, një punëtor i motivuar është punëtor që punon sipas marrëdhënieve të përcaktuara dhe përkufizuara qartë të punës, të cilit i respektohen të drejtat në pjesën e shfrytëzimit të pushimit vjetor, ditëve të lira, ditës së pushimit javor, si dhe siguria në punë”, theksoi ministrja Shahpaska.

Ajo bëri të ditur se grupet e punës të përbëra nga përfaqësues të sindikatave, reprezentativ dhe joreprezentativ, si dhe nga Organizata e punëdhënësve, ekspertë nga opinioni akademik, ekspertë ndërkombëtarë dhe Organizata Botërore e Punës, punojnë në Ligjin e ri sistemor për marrëdhënie të punës. Me këtë rast, ajo theksoi se kjo zgjidhje ligjore është në fazën finale dhe së shpejti do të hapet një debat i gjerë publik, në mënyrë që të dëgjohet mendimi i opinionit më të gjerë.

“Veçanërisht është me rëndësi sundimi i dialogut social në trupin trepalësh, respektivisht Këshillit Ekonomik Social, ku të gjithë së bashku bisedojmë hapur për të gjitha sfidat dhe si të tejkalohen ato, veçanërisht në periudhën e pandemisë. Këtu i kemi krijuar pakot e ndihmës ekonomike për shpëtimin e ekonomisë, ruajtje të çdo vendi të punës, por njëherësh edhe vëmendje të rëndësishme i kushtojmë respektimit të plotë të të drejtave të punëtorëve”, theksoi ministrja Shahpaska.

Të dyja palët shprehën kënaqësi nga bashkëpunimi i deritanishëm dhe gatishmër për vazhdimin e dialogut social që do të jetë në drejtim të mbrojtjes, respektimit dhe avancimit të të drejtave të punëtorëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat