MSHIA dhe USAID fillojnë zbatimin e projektit mbi infrastrukturën kritike dhe sigurinë kibernetike

Maqedonia

MSHIA dhe USAID fillojnë zbatimin e projektit mbi infrastrukturën kritike dhe sigurinë kibernetike

Më: 3 qershor 2021 Në ora: 21:05
Foto ilustrim

Nga Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë njoftojnë se së bashku me USAID kanë filluar me zbatimin e projektit mbi infrastrukturën kritike dhe sigurinë kibernetike.

“Për të forcuar kapacitetet e sigurisë kibernetike të vendit, Ministria për shoqëri informatike dhe administratë (MSHIA) e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe USAID Maqedonia e Veriut, përmes Tetra Tech ES, Inc. (Tetra Tech) – si kompani Amerikane vijojnë me aktivitetet lidhur me infrastrukturën kritike dhe përmirësimin e sigurisë kibernetike në vend.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut është e përkushtuar në përmirësimin e parandalimin, gatishmërinë, përgjigjen dhe rikuperimin nga kërcënimet e sigurisë kibernetike në infrastrukturën kritike dhe burimet kryesore, siç janë shërbimet e energjisë, rrjetet e TIK-ut dhe institucionet financiare”, njoftojnë nga MSHIA.

Përmes këtij bashkëpunimi, MSHIA do të koordinojë aktorët kryesorë në Maqedonin e Veriut, duke përfshirë Qeverinë dhe sektorin privat për mbrojtjen e
infrastrukturës kritike kombëtare nga sulmet kibernetike.

“Ky bashkëpunim do të forcojë kapacitetet njerëzore dhe teknologjike për sigurinë kibernetike nëpër subjektet kritike të infrastrukturës dhe burimet kryesore, do të përmirësojë protokollet e komunikimit për sigurinë kibernetike nëpër sektorë dhe do të rrisë qëndrueshmërinë dhe gatishmërinë e shtetit për t’u marrë me kërcënimet e sigurisë kibernetike” shtoi ministri i MSHIA Jeton Shaqiri.

Në takimin e sotëm me perfaqësues nga më shumë ministri u raportua mbi aktivitetet e deritanishme, si dhe u diskutua për aktivitetet e periudhes ne vijim gjate vitit 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat