Zaev hap zyrë në Strumicë për takime me qytetarë

Maqedonia

Zaev hap zyrë në Strumicë për takime me qytetarë

Më: 12 qershor 2021 Në ora: 19:40
Foto nga takimi

Kryeministri Zoran Zaev sot në Strumicë hapi Zyrën për kontakt me qytetarët.

Siç njoftojnë nga shërbimi qeveritar për shtyp, kjo zyrë paraqet edhe një mjet për komunikim me qytetarët, vend ku qytetarët do të mund t’i adresojnë problemet dhe propozimet e tyre.

“Në mënyrë të thjeshtë dhe të lehtë, çdo qytetar i Komunës së Strumicës, por edhe nga komunat ngjitur do të mund të caktojnë takim me kryeministrin Zaev, ndërsa takimet do të mund të realizohen gjatë fundjavave”, thuhet në njoftim.

Mbështetje në këtë proces qytetarët do të mund të marrin edhe nga punëtorët e Zyrtës, prej të cilëve është edhe Dushka Bellçovska, e ëma e Vericës e cila me dhurim të organeve shpëtoi jetë njerëzish.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat