Dënime me para për katër persona nga Shkupi, për mosrespektim të orës policore

Maqedonia

Dënime me para për katër persona nga Shkupi, për mosrespektim të orës policore

Më: 15 qershor 2021 Në ora: 11:11
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka dorëzuar propozime për gjoba kundër katër personave, për mos respektim të protokolleve shëndetësore gjatë kohës së pandemisë.

Nga PTHP thonë se tre persona nga fshati Pobozhje dhe një nga Buteli, nuk e kanë respektuar orën policore.

“Gjatë kohës së ndalesë së lëvizjes për shkak të mbrojtjes nga coronavirusi, pa leje kanë lëvizur jashtë shtëpive të tyre”, thonë nga PTHP.

Për këto persona Prokuroria ka propozuar 100 gjoba ditore, ndërsa vlera e gjobës është 20 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat