Kallëzim penal ndaj një personi për kërcënim të gazetarëve

Maqedonia

Kallëzim penal ndaj një personi për kërcënim të gazetarëve

Më: 18 qershor 2021 Në ora: 12:50
Ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka ngritur kallëzim penal ndaj një personi, i cili i kërcënoi gazetarët për vdekje. Për këtë bëri me dije Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë.

Deri këtu ka ardhur siç thotë SHGM, pasi më 22 mars personi ka reaguar përmes profilit të tij në Facebook, me tekste kërcënuese i cili ishte shoqëruar me fjalë vullgare ndaj disa mediumeve.

“Shoqata e Gazetarëve e përshëndeti këtë akt, por megjithatë porositi që hapi i ardhshëm të jetë aktivitet urgjent nga ana e prokurorisë dhe i gjykatës, me qëllim që siç thonë ato që i shkelin të drejtat e gazetarëve të përballen me drejtësinë”.

“Një publikim i tillë nga personi A.E shkakton ndjesi frike dhe jo sigurie nga rrezikimi i jetës së një pjese të gazetarëve të këtyre mediumeve dhe anëtarëve të familjeve të tyre. Pas urgjencës së SHGM-së dhe në koordinim me një pjesë të gazetarëve që janë të përfshirë në këtë rast, u dorëzua këresë deri në MPB për realizim urgjent të hetimit”, thonë nga SHGM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat