Reagon Qeveria: Nuk ka negociata për identitetin dhe gjuhën maqedonase

Maqedonia

Reagon Qeveria: Nuk ka negociata për identitetin dhe gjuhën maqedonase

Më: 19 qershor 2021 Në ora: 18:38
Foto ilustrim

Qeveria e Republikës së Maqedonisë shprehet se vizita e delegacionit të udhëhequr nga kryeministri Zaev në Sofje ka pasur për qëllim përparimin në dialog dhe arritjen e besimit mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

“Në frymë të tillë presim të vazhdojnë negociatat. Ndihmë e madhe është propozimi portugez që përmban zgjidhje që janë bazë e mirë për ndërtimin e një zgjidhje të përbashkët që i kënaq dy palët”, thonë nga Qeveria.

Ata shprehen të bindur se zgjidhja është e mundshme, ndërsa për t’u siguruar ajo, ata thonë se po përpiqen maksimalisht për arsye se qytetarët kërkojnë të ardhme evropiane.

“Në të njëjtën kohë, linjat për qëndrimet e identeitit janë të qartë. Nuk ka dhe nuk do të ketë negociata për gjuhën dhe identitetin maqedonase, këtë duhet ta dinë të gjithë të përfshirët në proces”, thonë nga Qeveria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat