Kanë ndërruar jetë dy persona në një aksident në rrugën Shtip-Koçan

Maqedonia

Kanë ndërruar jetë dy persona në një aksident në rrugën Shtip-Koçan

Më: 21 qershor 2021 Në ora: 11:26
Foto ilustrim

MPB informon se dje (20.06.2021) në ora 14:10 është denoncuar se në rrugën e shpejt Shtip-Koçan, në afërsi të lagjes “Tre cezmat”, ka ndodhur një aksident trafiku midis veturës së tipit “Toyota korolla” me targa nga Manastiri, e drejtuar nga A.I.(39) nga Manastiri dhe veturës së tipit “Honda CB” me targa nga Velesi, e drejtuar nga A.M.(40) nga Velesi.

Nga ekipi i Ndihmës së shpejt mjekësore te dy shoferët është konstatuar vdekja në vendngjarje.

Në aksident është lënduar edhe bashkëudhëtari nga vetura “Toyota”, B.K (30) nga Kocani, lëndime këto të konstatuara në Spitalin Klinik në Shtip.

“Është kryer kontroll në vendngjarje nga ekipi i SPB Shtip dhe Prokurorit Publik, me urdhrin e të cilit trupat e të vdekurve janë dorëzuar për autopsi. Në periudhën nga ora 14:45 deri në ora 20.00 trafiku është ridestinuar në rrugën magjistrale Shtip-Koçani”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat