Filipçe: Nuk planifikojmë kufizime apo ndonjë masë shtesë

Maqedonia

Filipçe: Nuk planifikojmë kufizime apo ndonjë masë shtesë

Më: 21 qershor 2021 Në ora: 14:19
Venko Filipçe

“Situata epidemiologjike në vend është stabile dhe për këtë flet ulja e numrit të rasteve të reja pozitive dhe të pacientëve që kërkojnë kurim në Qendrat Kovid”.

Kështu u shpreh sot Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe. Ai tha se nuk ka nevojë të vendosen masa kufizuese.

“Për momentin nuk planifikojmë kufizime apo ndonjë masë shtesë, për shkak se nuk shohim ndonjë rrezik. E ndjekim situatën me vëmendje, jo vetëm te ne, por edhe te vendet përreth”, tha Filipçe.

Në lidhje me procesin e vaksinimit, Filipçe tha se janë vaksinuar rreth 240 mijë qytetarë, ndërsa shtoi se të premten pritet të arrijnë sasi të reja të vaksinës “Pfizer”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat