Prej nesër deri të dielën në Maqedoni nuk do të funksionojë sistemi për dokumentet personale

Maqedonia

Prej nesër deri të dielën në Maqedoni nuk do të funksionojë sistemi për dokumentet personale

Më: 22 qershor 2021 Në ora: 08:58
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme informon qytetarët se për shkak të vendosjes së sistemit të ri, prej datës 23. 06. 2021 (e mërkurë) duke filluar prej orës 21:00 deri më 27.06.2021 (e diel deri në orën 21:00) nuk do të jetë në funksion sistemi për pranim dhe dhënie të dokumenteve personale (letërnjoftim, pasaportë dhe patentë shoferi).

“Për këto shkaqe njoftohen qytetarët të cilët kanë caktuar termin për aplikim për dokument personal me procedurë urgjente në ditët 23, 24 dhe 25 qershor 2021, të vijnë në hapësirat e MPB-së ku kanë të caktuar termin për dokument personal më 22.06.2021 gjatë gjithë ditës së punës ose më 23.06.2021 deri në orën 12:00”, informojnë nga MPB.

Gjithashtu thonë se qytetarët të cilët kanë termin të caktuar për më 23, 24 dhe 25 qershor 2021, në procedurë të rregullt, të drejtën e parashtrimit të kërkesës për dokument personal, do të mund ta realizojnë në cilindo termin në vendin e njëjtë ku kanë caktuar në periudhën prej 28.06.2021 deri më 02.07.2021.

Në fund nga MPB shtojnë se dokumentet e gatshme personale qytetarët mund t’i marrin deri më 23.06.2021 deri në fund të orarit të punës, sepse më 24 dhe 25 qershor nuk do të jetë e mundur dhënia e tyre.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat