Varhelyi: Fillimi i negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë mbetet prioritet

Maqedonia

Varhelyi: Fillimi i negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë mbetet prioritet

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 10:54
Oliver Varhelyi

“Fillimi i negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, mbetet çështje prioritare”, ka thënë eurokomesari për zgjerim dhe fqinjësi Oliver Varhelyi, pas mbledhjes së Këshillit për Punë të Përgjithshme në Luksemburg.

“Në lidhje me situatën me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, gjatë muajve të kaluar është bërë shumë dhe është arritur përparim i rëndësishëm. Jemi në fazën përfundimtare dhe do të vazhdojmë të punojmë nën kryesimin slloven me BE-në për ta përfunduar këtë proces, që është t’i mbajmë konferencat e para ndërqeveritare (me Maqedoninë dhe Shqipërinë) si çështje prioritare”, ka shkruar Varhelyi në Twitter.

Ndryshe, pavarësisht toneve inkurajuese dhe përpjekjeve për të bindur Bullgarinë të heqë veton e saj joparimore në Maqedoni, Shkupi dhe Tirana në Këshillin Ministror të Luksemburgut përsëri mbetën në derën e BE-së pa mundësinë për të filluar negociatat.

Bullgaria riafirmoi pozicionin e saj mbi perspektivën evropiane të Maqedonisë në Këshillin e Çështjeve të Përgjithshme në Luksemburg, ndërsa qëndroi e hapur për dialog konstruktiv me Presidencën e ardhshme Sllovene të Këshillit të BE-së për të gjetur zgjidhje reciprokisht të pranueshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat