Bislomovski: Uljen e TVSH-së te rryma e propozuan që nga viti i kaluar

Maqedonia

Bislomovski: Uljen e TVSH-së te rryma e propozuan që nga viti i kaluar

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 13:32
Marko Bislimovski

Kryetari i Komisioni Rregullator për Energjetikë, Marko Bislimovski thotë se uljen e TVSH-së te rryma elektrike është propozuar nga Komisioni Rregullator për Energjetikë qysh para një vit, si mundësi që të mbrohen ambiseritë nga procesi i liberalizimi të tregut të energjisë elektrike.

“Ekipet tona të cilët bëjnë analiza gjithëpërfshirëse në koordinim me Bashkësinë Energjetike, vlerësuan para një viti se është e domosdoshme të merren vendime sistematike, që përveç uljes së TVSH-së, të përfshijnë edhe zgjerim dhe përforcim në mbështetjen e kategorive të rrezikuara në pagesën e faturave të rrymës dhe energji të nxehtë”, tha Bislimovski.

Ai paralajmëroi se KRRE do të vazhdojë t’i afirmojmë edhe propozimet tjera që kanë për qëllim mbrojtjen e konsumatorëve.

“Në vijim janë përllogaritjet për çmimin e rrymës në pjesën tonë ku ne ndikojmë me 38% të çmimit përfundimtar. E vërtetoj se nuk do të pranohet atë që e kërkojnë kompanitë”, tha Bislimovski.

Ndryshe, Qeveria në mbledhjen e djeshme qeveritare mori vendim ku TVSH-ja për rrymën elektrike të amvisërive duhet të ulet nga 18 në 5% nga korriku i vitit 2021 deri në 30 qershor 2022, ndërsa për periudhën nga 1 korriku i vitit 2022 deri më 30 qershor 2023 TVSH-ja të jetë 10% dhe më pas nga 1 korrik 2023 sërish të rikthehet TVSH-ja prej 18%.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat