Osmani: Propozimi portugez nuk ka “vdekur”, mbetemi këmbëngulës

Maqedonia

Osmani: Propozimi portugez nuk ka “vdekur”, mbetemi këmbëngulës

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 18:37
Bujar Osmani

Lideri i BDI, Ali Ahmeti, nuk ka deklaruar se negociojmë për flamurin, himnin apo stemën, bëhet fjalë për deklaratë të transmetuar në mënyrë joserioze, thotë ministri për punë të jashtme dhe zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani.

 “Unë mund të demantoj se Ahmeti ka thënë një gjë të tillë, përndryshe me të vërtet vlerësoj se bëhet fjalë për transmetim joserioz të deklaratës së Ahmetit që rikujton negociatat para 20-30 viteve, kur është biseduar për flamur, himn dhe stemë të re, kur kishte probleme para dhjetëra viteve. Megjithatë nuk ka negociata të tilla në lidhje me këto çështje”, theksoi Bujar Osmani – Ministër i Punëve të Jashtme.

Shton se çështja e himnit nuk është element inkluziv në shtet, ndërsa kjo gjë ndjehet edhe në ndeshjet sportive.

Në lidhje me veton e re dhe zgjidhjen me Bullgarinë, Osmani thotë se propozimi portugez edhe më tej është vital edhe pse Portugalia po e mbaron kryesimin.

 “Sllovenia, kryesimi slloven e merr propozimin portugez dhe vazhdon të punojë në të, me një jehonë të fuqishme të mbështetjes nga 26 vendet anëtare, që është sjellje e paparë deri më tani për cilëndo çështje në Këshillin evropian”, potencoi ministri i Jashtëm Bujar Osmani.

Megjithatë Osmani tha se Bullgaria nuk mund të na bllokojë aq sa ne jemi këmbëngulës që procesi të ketë sukses.

 “Nuk ka alternativë përveç anëtarësimit tonë. Shikojeni hartën e Ballkanit dhe do të shihni se ne jemi ishull atje. Nuk ka logjikë gjeografike, nuk ka logjikë ekonomike për cilëndo alternativë. Kjo është rruga, stacioni i fundit është ai, hekurudhë që të dërgon në një drejtim. Është çështje kohe kur, por unë mendoj se ata nuk mund të na bllokojnë aq sa ne jemi këmbëngulës”, shtoi Bujar Osmani – Ministër i Punëve të Jashtme.

Bullgaria dje mbeti në qëndrimin dhe nuk e hoqi veton për fillim të negociatave aderuese të Maqedonisë me BE-në në takimin e Këshillit për punë të përgjithshme të BE-së. MPJ e Bullgarisë kumtoi se e kanë konfirmuar pozitën e tyre gjatë takimit, por se mbeten të hapur për dialog gjatë kohës së kryesimit Slloven me Këshillin evropian për gjetjen e një zgjidhje të pranueshme për të dyja palët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat