Deputeti maqedon i kapet Xhaferit: Shqip nuk marr vesh, prej sot...

Maqedonia

Deputeti maqedon i kapet Xhaferit: Shqip nuk marr vesh, prej sot...

Më: 16 korrik 2021 Në ora: 08:52
Talat Xhaferi, Dimitar Apasiev

Kryetari dhe deputeti i partisë “E Majta”, Dimitar Apasiev theksoi se nuk merr vesh gjuhën shqipe dhe se do ti kthej dhe refuzoj të gjitha materialet në dygjuhësi që i dërgohen nga shërbimet e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut.

Ai për këtë thotë se po thirret në neni 3 të rregullores dhe se pretendimet e tij janë se materialet në maqedonisht dhe shqip janë kundërkushtetuese.

“Ne si parti ‘E Majta’ këto materiale prej sot i kthejmë. Këtë në gjuhën shqipe nuk e kuptoj. Kërkoj që në të ardhmen shërbimeve ti thuani që nuk nuk jam deputet që flet gjuhë tjetër nga maqedonishtja, dhe të më sjellin materiale vetëm në maqedonisht”, ka thënë Apasiev duke iu drejtuar kryeparlamentarit, Talat Xhaferi.

Por Xhaferi i është përgjigjur me ironi Apasievit, duke thënë se ai është një shekull prapa në raport me perceptimin dhe kuptimin e realitetit.

“Në vitin 1996 ti ke pasur 11 vjet, vonë je pjekur në këtë moshë. Për fat të mirë ne jemi në shekullin 21, gjegjësisht në vitin 2021 dhe se procedura jote tregon se ti je një shekull prapa në raport me perceptimin dhe kuptimin”, theksoi Xhaferi.

Apasiev bashkë me VMRO-DPMNE kërkoi mocion mosbesimi ndaj Xhaferit pasi që foli në gjuhën shqipe në Parlamentin Evropian. Sipas opozitës maqedonase, ai ka shkelur Kushtetutën dhe se është dashur të prezantoj vendin përmes gjuhës maqedonase që është e vetmja zyrtare në komunikim ndërkombëtar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat