Në rrugë Kërçovë – Ohër afër aeroportit rrokulliset një kamion

Maqedonia

Në rrugë Kërçovë – Ohër afër aeroportit rrokulliset një kamion

Më: 23 korrik 2021 Në ora: 13:38
Foto nga vendi i ngjarjes

Një kamion është rrokullisur në rrugën Kërçovë – Ohër, në afërsi të fshatit Trebenishtë.

Bëhet fjalë për automjet me tabela të Shkupit, ndërsa shoferi është dërguar në spital në Ohër.

“Në rrugën magjistrale Ohër – Kërçovë në afërsi të fshatit Trebenishtë, ka ndodhur aksident, nga ku automjeti “Iveco” me tabela të Shkupit, e drejtuar nga D.P (46) nga Shkupi ka dalë nga rruga. Shoferi është dërguar në spitalin ‘Shën Erazmo” nga ku janë konstatuar lëndime të rënda trupore”, theksojnë nga SPB Ohër.

Në terren ka dalë edhe policia për t’i vërtetuar arsyet e aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat