​Ahmeti dhe Xhaferi urojnë Distrian: Lot gëzimi dhe krenarie

Maqedonia

​Ahmeti dhe Xhaferi urojnë Distrian: Lot gëzimi dhe krenarie

Më: 24 korrik 2021 Në ora: 16:56
Distria Krasniqi

Kryetari i BDI-së dhe presidenti i Asamblesë së Maqedonisë së Veriut kanë shfrytëzuar rastin që të urojnë xhudisten kosovare për medaljen e artë olimpike që e fitoi në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti përmes rrjetit social “Facebook” ka uruar Distria Krasniqin për fitoren e sotme të medaljes së artë olimpike në “Tokio 2020”.

“Lot gëzimi dhe krenarie. Distria Krasniqi e artë në Lojërat Olimpike në Tokio. Urime Distrias, Kosovës dhe të gjithë shqiptarëve”, shkruante në postimin e Ali Ahmetit.

E listës së urimeve i është bashkëngjitur edhe kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, i cili po ashtu përmes rrjetit social “Facebook” uroi xhudisten kosovare për suksesin e sotëm në Lojërat Olimpike që po mbahen në Tokio të Japonisë.

“Medalja e artë olimpike është suksesi më i lartë i arritur në karrierën e një sportisti. Urime të sinqerta Distrias, Federatës së Xhudos së Kosovës dhe Republikës së Kosovës”, shkruante Xhaferi në rrjetin social “Facebook”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat