Shahpaska: Nuk heqim dorë nga rritja e kompensimit për personat me aftësi të kufizuara

Maqedonia

Shahpaska: Nuk heqim dorë nga rritja e kompensimit për personat me aftësi të kufizuara

Më: 26 korrik 2021 Në ora: 14:43
Jagoda Shahpaska

“Ne nuk heqim dorë nga rritja e kompensimit monetar për personat me aftësi të kufizuara. Rritja e kompensimit i cili parashikohet në program, është për 15%. Unë nuk dhashë afat, por do të realizojmë gjithçka që është premtuar në programin qeveritar, tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska.

E pyetur se pse pas takimit të sotëm me Koalicionin “Ndryshojmë” kërkesat e tyre nuk janë realizuar, ministrja tha se për shkak KOVID-19 realizimi i rritjes së kompensimit u anulua, a rebalanci i buxhetit tanimë është i mbyllur.

Rritja e këtij kompensimi monetar, siç tha ministrja, do të planifikohet për vitin e ardhshëm.

“Ne si Ministri realizojmë takime me përfaqësuesit e tyre dhe bisedojmë për kërkesat e tyre që do t’i adresojnë deri te shumë sektorë, pasi që kjo është çështje në menaxhimin e së cilës duhet të kemi qasje multidisiplinare me disa ministri”, deklaroi ministrja.

Ajo informoi se janë adresuar disa çështje nga ana e Shoqatës së Prindërve të Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara, gjegjësisht Autizëm, dhe kanë sqaruar se pas zgjedhjeve lokale do të realizojë takim me kryetarët e komunave për të iniciuar që sa më shpejtë të realizohen të gjitha kërkesat e përfaqësuesve, në kuptimin e hapjes së qendrave ditore dhe të resurseve.

“Ja unë publikisht pas mbarimit të zgjedhjeve lokale do të realizoj takime me kryetarët e komunave që t’i iniciojmë dhe t’u jap trysni që për një afat të arsyeshëm të mund t’i realizojnë kërkesat e përfaqësuesve, në kuptimin e hapjes së qendrave ditore dhe hapjes së qendrave të resurseve. Për ne personat me aftësi të kufizuara janë me të vërtetë lartë në agjendë”, tha Shahpaska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat