Detaje nga aksioni policor në Hasanbeg, arrestohen 12 persona mes tyre një polic

Maqedonia

Detaje nga aksioni policor në Hasanbeg, arrestohen 12 persona mes tyre një polic

Më: 28 korrik 2021 Në ora: 16:58
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se ka shkatërruar grupin kriminel, pasi pa leje kanë tregtuar me armë dhe drogë.

Siç thuhet në njoftim, më 28.07.2021 Reparti për shkatërrim të krimit të organizuar dhe serioz në koordinim me Repartin për operacione policore speciale, nën udhëheqje të prokurorit kompetent të Prokurorisë Publike për Ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, pas një hetimi disamujor, realizoi aksion policor të koordinuar me qëllim të shkatërrimit të grupit të organizuar kriminel disa anëtarësh, kryesisht nga Shkupi.

“Anëtarët e këtij grupi kriminel të organizuar kanë qenë të përfshirë në kryerjen e veprave penale ‘Prodhim dhe lëshim në shitje në mënyrë të paautorizuar të lëndëve narkotike, substancave psikotrope dhe prekusorëve’, e paraparë dhe e dënuar me nenin 2015 dhe ‘Përpunim të paautorizuar, mbajtje, ndërmjetësim dhe tregtim me armë dhe materie shpërthyese”, e parashikuar dhe e dënuar me nenin 396 të Kodit Penal”, thuhet mes të tjerash në njoftimin e MPB-së, transmeton TV21.

Gjatë hetimit, janë dokumentuar shitje të lëndëve narkotike dhe të armëve.

“Më 28.07.2021, duke vepruar ndaj urdhrave për bastisje në shtëpi dhe hapësirat tjera ndihmëse, të lëshuara nga gjykatësi i procedurës paraprake, janë kryer bastisje në gjithsej 20 lokacione, gjatë të cilave nga liria janë privuar dhe në stacione policore janë arestuar personat B.A.(22), B.A.(19), M.A.(47), B.A.(23), S.J.(22), E.B.(27), Z.M.(33), L.A.(30), Sh.A.(35), R.A.(33)(zyrtar policor), A.A.(26) dhe E.S.(24), të gjithë nga Shkupi, kurse kërkohen edhe tre persona të tjerë të cilët kanë qenë pjesë e grupit”,

Gjatë bastisjeve, janë gjetur lëndë narkotike, municion, deviza në vlera të mëdha, mjete parash, celularë dhe pajisje kompjuterike.

Të arrestuarit do t’i dorëzohen prokurorit publik përkatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat