Grubi: Me përdorimin e gjuhës shqipe vendi fitoi qytetarë më lojal

Maqedonia

Grubi: Me përdorimin e gjuhës shqipe vendi fitoi qytetarë më lojal

Më: 30 korrik 2021 Në ora: 14:16
Artan Grubi

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi ishte i pranishëm sot në ceremoninë solemne të ndarjes së 65 çertifikatave për përkthyesit e institucioneve shtetërore që me sukses përfunduan trajnimin e organizuar nga ana e Agjencisë për zbatimin e gjuhës për përkthim dhe lektorim në gjuhën shqipe dhe gjuhën maqedonase. Kjo ngjarje u organizua në kuadër të programit për shënimin e 20 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit.

“Gjuha është pasuri, është kod identiifkimi. Gjuha dhe e drejta e përdorimit të saj është një nga katër shtyllat kryesore të Marrëveshjes së Ohrit dhe beteja kishte nisur që nga shpallja e pavarësisë së këtij vendi me gjenerata të tëra. Arriti të bëhet pjesë normative me marrëveshjen e Ohrit nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese në vitin 2002, por kjo betejë për zyrtarizimin e gjuhës shqipe në RMV zgjati gati se dy dekada, me tre përpjekje të njëpasnjëshme për miratim të Ligjit për përdorimin e gjuhës duke e avancuar atë në etapa një pas një dhe gjithë kjo ka të bëjë me drojën e individëve të nxitur nga elitat politike se përdorimi i gjuhës së njërit mund të cënoj përdorimin e gjuhës së tjetrit.

Sot nga kjo prespektivë, pas miratimit të Ligjit për përdorimin e gjuhës e shohim që kjo ishte vetëm nxitje dhe ndjellje e frikës dhe propagandë për qëllime të politikës ditore, për arsye se me miratimin e Ligjit për përdorimin e gjuhës, as nuk u shpërnda Republika e Maqedonisë së Veriut, as nuk u federalizua e nuk humbi asnjë njeri, por përfituan qytetarët dhe shteti, se sa më lojal të jetë shteti ndaj komunitetit dhe e kundërta dhe sot ne shqiptarët dhe të tjerët jemi më lojal ndaj shtetit.” – deklaroi Grubi në fjalimin e tij me rastin e kësaj ngjarje.

Grubi po ashtu ka shprehur mirënjohje ndaj punës së agjencisë dhe drejtorit Ylber Sela, në veçanti për organizimin e këtyre trajnimeve si iniciativa të dobishme dhe të nevojshme institucionale.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat