Policia sekuestron rreth 100 rrënjë kanabisi në Tearcë të Tetovës

Maqedonia

Policia sekuestron rreth 100 rrënjë kanabisi në Tearcë të Tetovës

Më: 4 gusht 2021 Në ora: 13:35
Foto ilustrim

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë, informon se pjesëtarë të policisë dje kanë gjetur dhe sekuestruar rreth 100 rrënjë të uzinës së kanabisit.

Siç thonë nga SPB Tetovë, më 03.08.2021, pas masave të ndërmarra zyrtare, pjesëtaret e policisë të SPB Tetovë në një fushë në vendin e quajtur “Llapuf” në zonën e Njësitit të Policisë-Tearcë, kanë gjetur dhe sekuestruar rreth 100 rrënjë të uzinës së Kanabisit.

“Sipas pronarit të arës S.U. (67) nga Tearca e Tetovës, këto ara nuk janë punuar dhe kultivuar për disa vjet me radhë.

Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga SPB Tetovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat